Osmani: Pendarovski ka performansa të jetë model pozitiv

Presidenti i ardhshëm nuk duhet të jetë marionetë e qeverisë së ardhshme dhe nëse nuk ka kompetenca reale politike duhet të reflektojë shpresë dhe respekt për të gjithë qytetarët si nxitje për dalje nga ky depresion i përgjithshëm në të cilën gjenden të gjithë qytetarët, ka deklaruar kryetari i RDK-së, Rufi Osmani në intervistën për “Faktor”. 
 
Ai thekson se nëse fiton Ivanov dhe VMRO-DPMNE-ja, do të kemi episodin e filmit të vjetër të cilin e kemi parë deri më tani. “Ndërsa nëse fiton Pendarovski besoj se ai ka performansa të jetë model pozitiv si një president i moderuar, pavarësisht kush do të fitojë në zgjedhjet parlamentare”, thotë kreu i RDK-së Rufi Osmani. 
 
Sipas tij, Maqedonisë i duhet Kushtetutë e re që të pengojë nacionalizmin separatist tek maqedonasit dhe shqiptarët, ndërsa pa regjistrim dhe me depopullimin aktual, në Maqedoni lehtë mund të manipulohet mungesa e 500 mijë votave.

“Maqedonia duhet të jetë shtet i dy popujve konstituiv, maqedonas dhe shqiptar, me dy gjuhë zyrtare dhe me mekanizma konsensual për formimin e qeverisë, miratimin e Buxhetit dhe përjashtimin e mundësisë nga majorizimi për çështjet me interes strategjik dhe nacional për të dy popujt”, ka deklaruar mes tjerash Osmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button