Aksion i madh policor në Kumanovë

Gjatë mëngjesit të sotëm në Kumanovë ka filluar aksion i madh policor. 

Bëhet fjalë për arrestimin e një grupi më të madh, në të cilin personat e përfshirë kanë dosje të rënda të veprave kriminale, duke filluar që nga tregtia e paligjshme me drogë, persona që kanë dhënë para me kamatë si dhe larje të parave. 

Grupi ka funksionuar një kohë të gjatë, kurse pas aksionit “Pluhuri”, këta persona  e kanë marrë nën kontrollë edhe terenin që dikur e kontrollonte grupi i Bajrush Sejdiut, ndërsa grupi i ri theksohet se ka përdorur metoda edhe më aggressive ndaj popullatës. 

Detaje për aksionin që ka nsiur në mëngjes MPB do të japë gjatë ditës së sotme.  

Lajme të ngjashme

Back to top button