fbpx

Daud: Nuk e kemi monitoruar avionin e zhdukur

Ushtria e Malajzisë u tërhoq nga njoftimet se ajo ka gjurmuar një avion pasagjerësh të zhdukur larg linjës së parashikuar të fluturimit të tij, duke hedhur dyshime të mëtejshme mbi vendndodhjen e avionit.

Në një deklaratë të lëshuar sot, shefi i forcave ajrore Rodzali Daud tha se se nuk mund të përjashtohet mundësia që avioni i kompanisë Malaysia Airlines në mënyrë drastike të ketë ndërruar linjën e fluturimit. Por ai tha se një njoftim i medias që pretendonte se ushtria e kishte gjurmuar avionin mbi ngushticën Malacca është “qartësisht i pasaktë dhe i gabuar”.

Ngushtica Malacca ndodhet në brigjet perëndimore të gadishullit të Malajzisë dhe është qindra kilometra nga ku kontrollorët e trafikut ajror civil kishin humbur lidhjet me avionin e tipit Boeing 777. Kërkimet fillestare për avionin ishin fokusuar kryesisht në Detin e Kinës Jugore, i cili shtrihet në brigjet lindore të Malajzisë.

Aeroplani, me 239 persona në bord, u zhduk nga radarët civil pa asnjë paralajmërim rreth një orë pas nisjes nga Kuala Lumpuri në drejtim të Pekinit të shtunën në mëngjes.

Kreu i Interpolit thotë se zhdukja e avionit nuk duket të jetë e lidhur me terrorizmin. Por, drejtori i CIA-s, John Brennan tha se nuk do ta përjashtonte këtë mundësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button