Dasmat e ditëve tona

Martesat sot bëhen sipas dëshirave dhe mundësive, traditat e vjetra po dalin gjithmonë e më shumë jashtë mode dhe çdo çift vendos vetë sipas shijeve dhe portofolit, për atë që duhet bërë në ditën më të lumtur të jetës.

Me pak fjalë një martesë sipas dëshirës shumë e sofistikuar. Ai që i ka rezistuar ndryshimit frenetik të jetesës është fustani i bardhë, por edhe atij i ka mbetur vetëm emri. Sot fustanet mund të jenë të të gjitha ngjyrave në ditën e dasmës, duke nisur nga ajo pana e deri tek i kuqi, me lloj-lloj zbukurimesh dhe modifikimesh: i shkurtër para i gjatë pas, me një krah, me lule me ngjyra me fjongo në mes. Fustani i bardhë në epokën viktoriane simbolizonte pastërtinë dhe virgjërinë, çka do të thotë se bardhësia nuk mund të përdoret në martesat e dyta.

Për më tepër në kohën e dasmave moderne gjendja civile azhornohet menjëherë në “Facebook”.

“Kohë të vështira për nuset”, e ka titulluar anglezja “Daily Mail” duke publikuar një sondazh për të gjitha traditat martesore që kanë dalë ose do të dalin nga përdorimi. Kështu, ceremonia sot nuk paguhet më nga prindërit, llastiku i çorapeve nuk merret më borxh nga shoqet, po ashtu është harruar zakoni që nusja merrej në krah sapo fuste këmbën te shtëpia e burrit.

Ka perënduar koha kur kaloheshin net të tëra pa gjumë duke bërë planifikime e duke u zënë me familjarët se kush duhet ftuar e kush jo, apo për vendet që u takojnë të zënë në dasma. Tani, për fat të mirë ekziston “wedding planner”, agjenci të specializuara në çdo qytet të botës që marrin përsipër të çlirojnë çiftin që do të martohet nga çdo lloj stresi dhe shqetësimi për ditën e tyre të lumtur. Për më tepër, rënia e numrit të martesave fetare në favor të atyre që celebrohen vetëm në bashki, bashkë me rritjen e numrit të divorceve dhe të martesave të dyta.

Po ashtu sot shumë të preferuara janë martesat për t’u bërë në vende që mbajnë mbi shpinë tradita të vjetra historike dhe kulture, si parqe arkeologjike, muze etj. Sot agjencitë e specializuara mendojnë për udhëtimin e muajit të mjaltit në vendet më ekzotike, mjafton  të jesh i gatshëm të paguash atë që kërkohet. Por ndryshimi i traditave është bërë pre edhe e ritualeve që ndryshojnë: mes të cilave buqeta e luleve që sillet nga bashkëshorti, hedhja e tyre për mikeshat beqare, zakoni që nusja përgatit tashmë me të ëmën dhomën martesore ku nuk duhet të flejë për asnjë arsye me bashkëshortin e ardhshëm para ditës së martesës. Për të mos folur për orizin, që tani është zëvendësuar me tullumbacet: të vogla, të mëdha, në formë zemre, që pushtojnë qiellin në këtë ditë. Gjërat kanë ndryshuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button