Përfundon vizita parazgjedhore e Këshillit të Evropës

Delegacioni i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës sot e përfundon vizitën në Maqedoni.

Delegacioni pesëanëtarësh, i kryesuar nga austriaku Shtefan Shenah po qëndron në Maqedoni, për të bërë vlerësimin e kornizës dhe fushatës zgjedhore në prag të mbajtjes së zgjedhjeve.

Për sot është caktuar konferencë për shtyp, ndërsa gjatë vizitës është paraparë që delegacioni tërealizojë takime me kreun shtetëror, kandidatët presidencial, si dhe me Komisionin shtetëror zgjedhor.

Asamblea parlamentare e Këshillit të Evropës do t’i vëzhgojë zgjedhjet presidenciale në Maqeoni me delegacion të përbërë prej 21 anëtarëve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button