Kthehet Junior, në dyshim derbin me Renovën

Asgjë serioze me lëndimin e sulmuesit brazilian, Junior. 22 vjeçari për shkak të dëmtimit u desh të braktis ndeshjen me Euromlikun pas vetëm 14 minutave lojë, mirëpo kontrollet mjekësore kanë treguar se nuk bëhet fjalë për lëndim serioz, mirëpo që gjithsesi se do të kërkojë trajtim. 

Braziliani dy-tre ditë nuk do të punojë me ekipin dhe ndërkohë do të ndjekë terapinë, ndërsa sipas parashikimeve ai më së voni deri të enjten duhet të rikthehet në seancat stërvitore së bashku me grupin. Gjithsesi se aktivizimi i tij në takimin me Renovën do të jetë në dyshim dhe kjo çështje do të vendoset vetëm para ndeshjes në konsultim të ngushtë me vlerësimet e ekipit mjekësor. 

Ndërkohë në takimin me Renovën, Shkëndija do të jetë pa mesfushorin, Muhamed Useini, i cili kundër Euromilkut mori kartonin e pestë të verdhë në këtë sezon (kishte katër kartona nga sezoni vjeshtor kur ishte pjesë e Rabotniçkit) dhe detyrohet të pushojë ndeshjen e radhës.

Lajme të ngjashme

Back to top button