Bayerni dhe Atletico kryejnë detyrën me sukses

Bayern Munchen është kualifikuar për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi që me rezultat të përgjithshëm prej 3:1, mposhti Arsenalin e Arsene Wenger. Ndeshja e parë në “Emirates Stadium” kishte përfunduar 0:2 në të mirë të bavarezëve, ndërsa ndeshja e dytë në Alianz Arena u mbyll sot me rezultat të barabartë 1:1. 

Bayern shënoi sërish e para, kur Schweinsteiger në minutën e 55′ të takimit shënoi për 1:0, megjithatë pas vetëm tre minuave, shifrat i barazoi Podolski. Arsenal u përpoq deri në fund të shënoj, megjithatë skuadra e Guardiolas kishte epërsinë e përgjithshme dhe arriti të qarkullojë topin mirë deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.

Edhe Atletiko Madridi ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi mposhti skuadrën italiane Milan me rezultat 4:1. Ndeshja e parë në San Siro i pati takuar spanjollëve me rezultat 0:1. Skuadra e Simeones ia doli që në fillim të ndeshjes ta gjej golin. Super sulmuesi Diego Costa që në minuten e 3′ shënoi për vendasit. Leite Kaka rikthej shpresën tek rosonerët kur barazoi rezultain në minuten e 27′.

Në fund të pjesës së parë, saktësisht në minuten e 40′ Arda Turan ritkhej epërsinë për vendasit. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Edhe pjesa e dytë foli për vendasit. Garcia në minuten e 71′ shënoi për 3:1.

Ndërsa në minuten e 85′, Diego Costa shënon edhe golin e dytë të tij në këtë ndeshje dhe të katërtin për Atletikon.

Lajme të ngjashme

Back to top button