Bashkë-piloti i aeroplanit të zhdukur pinte cigare me dy bionde në kabinë (Foto)

Fariq Abdul Hamid, oficeri i parë i aeroplanit të zhdukur, kishte pozuar për fotografi me dy pasagjere femra në kabinën e pilotit gjatë tërë fluturimit një orësh. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2011.

Ish pasagjerja e “Malaysia Airlines”, Jonti Roos tha se ajo dhe mikja e saj, Jaan Maree, ishte në kabinën e pilotëve gjatë nisjes dhe ndalimit të aeroplanit, gjë e cila është e ndaluar.

Incidenti thuhet s e kishte ndodhur në fluturimin nga Phuket në Tailandë për në Kuala Lumpur në dhjetorin e vitit 2011. Ndërkohë, “Malaysia Airlines”, thanë se po hetojnë akuzat.

Përgjatë gjithë fluturimit ata bisedonin me ne, dhe po gjatë fluturimit ata pinin duhan. Ata gjithashtu realizuan fotografi me ne derisa aeroplani po fluturonte. Isha i shokuar dhe nuk e besoja këtë”, i ka thënë, tha Roos, për një televizion australian.

Hamid, 27 vjeçar, ka rreth 2.800 orë fluturim përvojë dhe ka punuar me “Malaysia Airlines”, që nga viti 2007.

Fluturimi MH370 i “Malaysia Airlines”,, u nis nga Kuala Lumpur në orën 12.20 të natës së të shtunës por autoritetet thonë se ai u zhduk nga radari një orë më vonë.
Që nga atëherë nuk dihet asgjë për aeroplanin me 239 udhëtarë. /express

Lajme të ngjashme

Back to top button