VMRO-DPMNE, mohon se Maçek ka qenë këshilltarë i Gruevskit

Në lidhje me informacionet të cilat u publikuan në disa medie se gjoja Ratko Maçek është dënuar në Kroaci bashkë me ish kryeministrin kroat Ivo Sanader, dhe se i njëjti ka qenë këshilltar i VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të kësaj partie Nikolla Gruevski potencojmë përgjigjen në vijim:

“Ratko Maçek asnjëherë më parë nuk ka qenë as këshilltar i VMRO-DPMNE-së e as i kryetarit të partisë Nikolla Gruevski. Ky person në asnjë mënyrë nuk është angazhuar në fushatën e VMRO-DPMNE-së, e as që ka pasur angazhim si këshilltar personal i Gruevskit. 

Para shpalljes së kësaj dezinformoftë, mediet të cilat e trajtuan lajmin nuk e konsultuan, e as nuk kërkuan informacion nga VMRO-DPMNE-ja, që tregon se qëllimi është të prishja e imazhit të vetë partisë dhe kredibilitetit të Gruevskit si dhe manipulim me opinionin e gjerë. 

Kjo flet për qasjen jo korrekte të disa medieve ndaj opinionit të cilat duket qartë se krijojnë imazh të gabuar për vetë praktikumin e gazetarisë në vend”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Sipas partisë së Gruevskit, kjo dezinformoftë tendencioze është në kundërshtim me standardet etike të gazetarisë objektive. 

Lajme të ngjashme

Back to top button