Bayerni perfekt, portieri është i panevojshëm

Nëse Milan, Manchester City apo United duhet të bëjnë paraqitje historike për të kaluar në çerekfinalet e Champions League, akoma më e keqe është situata tek Arsenal, i detyruar të kthejë humbjen 0-2 në shtëpi, pikërisht në transfertën bavareze ndaj Bayernit të Mynihut.

Guardiola, duke kthyer sytë 12 muaj më parë, nuk i beson kundërshtarit dhe thekson se “Topcinjve” nuk duhet t’i lihet asnjë hapësirë. Por kjo duket një frazë banale, deri diku mediokritet, pasi në 6 sfidat e fundit kampionët e Europës kanë lejuar kudnërshtarin të godasë në drejtim të portës 14 herë, 2 prej të cilave kanë qënë në kuadrat.

E thënë ndryshe, pa portier Bayerni nuk do të humbiste, edhe pse mund të ndalej në ndonjë barazim. Kur mbërriti në bavari, Pep Guardiola u rrethua nga skepticizmi, pasi qëllimi i tij ishte të përmirësonte një skuadër e cila kishte fituar thuajse gjithçka, transmeton Supersport.

Megjithatë numrat flasin qartë, me fitoren 6-1 në fushën e Wolfsburg kampionët kanë arritur suksesin e 16 radhazi në Bundesligë duke patur titullin në duar, teksa janë në garë ëpr të fituar të gjithë trofetë e mundshëm. Bayern ka përmirësuar pikët në klasifikim, 68 pikë në 24 ndeshje me një mesatare 2.83 pikë për ndeshje, teksa edhe golat e shënuar si dhe mbajtja e topit janë dukshëm në favor të tyre.

Kjo skuadër është përmirësuar në perfeksion. Një e dhënë shumë e rëndësishme është fakti që në 6 ndeshjet e fundit në kampionat, Bayern do të evitonte humbjen edhe nëse do të luante pa portier. Sipas statistikave janë vetëm dy pritjet e Neuer në këto 6 ndeshje, nga 14 gjuajtjet në total, teksa bavarezët kanë realizuar 26 gola. Nëse logarisim dy gjuajtjet e pritura nga Neuer si gola në portën e Bayern, atëhere armata e Guardiolës do të regjistronte 4 fitore dhe 2 barazime. Me pak fjalë tek Bayern portieri ndoshta nuk hyn në punë.

Lajme të ngjashme

Back to top button