Nikolla Gruevski i kthyer me kokë nga Moska

Pas nënshkrimit  të Marrëveshjes së Ohrit, në një gazetë maqedonase kisha lexuar një intervistë me ambasadorin bullgar të akredituar në Shkup. Ambasadori  i moderuar dhe pragmatic apelojë tek liderët dhe politikanët maqedonas, që ratifikimi i Marrëveshjes së Ohrit të mos ngec dhe të mos e mbulojë pluhuri. Kjo kornizë dhe marrëveshje do jetë shtylla dhe siguria e Republikës  së Maqedonisë në favor të dy popujve që do të jetojnë në paqe dhe harmoni. Ambasadori tha që ne kishim të njëjtin  problem me komunitetin turk. E them nga përvoja dhe eksperienca që kemi pasur ne. Bullgaria me zgjedhjen e statutit të minoritetit turk, e mbylli kapitullin e kritereve dhe standarteve të stabilizim  asocimit dhe  partneritetit për antarësimin në NATO dhe BE. Ambasadori bullgar tha që para vitit 2001 Maqedonia dhe Bullgaria ecnin paralel me proceset për integrim dhe antarësim në strukturat dhe përmbushjen e kritereve për hyrje në BE dhe NATO. Sot Maqedonia ka ngelur shtet i dështuar dhe  një ndër republikat më të paintegruara të ish Republikave  Jugosllave.

Despoti  nga Ballkani

Ditët e fundit, protestat e orkestruara nga Nikolla Gruevski, oponentëve dhe gardianëve të tij, i ngjanin apologjisë së revolucionit ashtuquajtur anti-burokratik, fillimit të viteve 80 dhe i etheve të luftës, që kishte përgatitur Akademia e Arteve dhe e Shkencave të Serbisë nën udhëheqjen e despotit  komunist  Sllobodan Millosheviq. Lexuesve do t’ju kujtohej ankthi dhe tmerret, slloganet, parullat dhe brohoritjet nëpër sheshet e qyteteve të Serbisë.

“Sllobo, duam luftë” 

“Vdekje shqiptarëve”

“Kosova është Jeruzalemi dhe djepi i serbëve”.

Të njëjta tone nacionaliste, brohoritje, grafite dhe sllogane, turmat duke marshuar nëpër rrugët e qyteteve të Maqedonisë me flamuj të vjetër mesjetar, u ngjanin flamujve të kryqëzatave. Parullat dhe slloganet të ngjyrosura me ultranacionalizëm dhe kleronacionalizëm të frymëzuar nga kisha ortodokse, teokratët shovinist dhe arkaik.  Maqedonia e maqedonasve, një gjuhë  një komb një fe, do vdesim të gjithë Maqedoninë nuk e japim. Ky despot i vogël do të ndjellë luftë, dhe ta kthejë fantazmën e së kaluarës në Ballkan. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikat e Jashtme Federika Mogherini u kthye e dëshpëruar nga vizita që i bëri Shkupit. Ajo tha që situata mund të eskalojë në konflikte ndëretnike. Për ta marrë pushtetin Gruevski dhe pinjolli i tij Georgi Ivanov veprojnë si gjithë diktatorët që nuk kursejnë as jetën e qytetarëve. Gruevski dhe rrethi vicioz VMRO DPMN Maqedoninë mund ta sjellin deri në ndarje. Mund të përsëritet skenari dhe odisea kur turqit  e Qipros morën hisen e vet dhe ishulli u nda. Në fund dhe shqiptarëve të Maqedonisë nuk ju mbetet asnjë opsion tjetër, të marrin territoret e veta. Kauza e tij, nëpërmjet protestave do të krijojë anarki, kaos, provokime nxitëse dhe konflikte ndëretnike. Prandaj liderët politikanët dhe qytetarët shqiptar, ta ruajnë gjakftohtësinë mos bien në grackë dhe kurth. Pa emocione dhe eufori ta ruajnë paqen dhe qetësinë. Me ardhjen e presidentit të ri në SHBA Donald Trump, Gruevski shpreson se do të ndryshojë agjenda politike ndaj Ballkanit, kurse në Europë në të ardhmen mund të vijnë partitë e djathta ekstremiste dhe populiste. Bashkimi Europian nuk do të ishte si prioritet dhe në focus  pasi ai me ardhjen e populistëve mendon që Unioni Europian do të marrë fund. Nikolla Gruevski, Academia e Shkencave të Maqedonisë dhe kisha ortodokse, sikur vëllezërit e tyre panosllavist serb dhe liderët nacionalistë  Tomisllav Nikoliq dhe lideri i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik, me padurim dhe me zell presin  sesi do të jetë doktrina e administratës së re  amerikane dhe presidentit Donald Trump! A do të tërhiqet Amerika nga Ballkani?!
Duke menduar se administrata e presidentit amerikan me largimin nga Ballkani, shqiptarët do të humbasin aleatin tradicional dhe lidershipin botëror. Do të fillojë epoka dhe era e re ku në ndihmë dhe në lojën e shahut do të vij vëllai i madh nga toka e lashtë, gjaku dhe fisi, si Mesia për ti shpëtuar vëllezërit sllav. Nikolla Gruevski dhe partia e tij duke parë mbështetjen nga Rusia dhe Serbia, i frymëzuar nga liderët nacionalistë dhe ultrashovinistë serb, vërejtjet dhe kritikat që janë dërguar në adresë të Shkupit nga Brukseli për Nikolla Gruevskin kanë ngelur të shurdhura dhe margjine. Ai dhe subjekti i tij politik VMRO dhe DPMN duke kritikuar ambasadorët perëndimorë dhe kancelarët europianë janë kthyer me kokë nga Moska, duke ditur që ka humbur reputacionin, kredibilitetin dhe imazhin në Bruksel. Breshka njëherë kishte parë Atin duke e mbathur, edhe ajo kishte ngritur këmbën për ta mbathur. Gruevski duke parë  liderin e një shteti ish perandorak që me shekuj kishte sfiduar tërë botën Taip Erdogan duke kritikuar dhe sfiduar Perëndimin edhe ky  tinejxher politik është ҫuar peshë për ta sfiduar dhe injoruar botën perëndimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button