Jakimovski: Deklarata e BDI-së, një hap drejt destabilizimit të vendit

Deklarata e BDI-së se nuk do të njohë legjitimitetin e kryetarit të ardhshëm të shtetit, ka nxitur reagimin e kryetarit të Opsionit Qytetarë për Maqedoninë, Stefçe Jakimovskit.

Në një konferencë për shtyp ai i ka vlerësuar këto deklarata si të këqija dhe jo të përshtatshme për gjendjen politike në Maqedoni. 

Njëkohësisht këto deklarata sipas Jakimovskit, janë një hap drejtë de stabilizimit të vendit.

“Nuk mund ta kuptojmë se se si një deklaratë të tillë mund të bëjnë përfaqësuesit e një partie politike e cila është në qeveri, konkretisht BDI-ja”, tha Jakimovski.

Për të nuk është e qartë se si BDI-ja, lëshoi qeverinë dhe nxiti zgjedhje të parakohshme parlamentare, me çka krijoji mundësinë për arritjen e censuzit në raundin e dytë presidencial, ndërsa tani do të punojë për dështimin e tyre.

Jakimovvski, shtron pyetjen se si BDI-ja, do të marrë pjesë në një qeveri e cila do të marrë mandatin nga një kryetar shteti që ata nuk do ta njohin?
.

Lajme të ngjashme

Back to top button