Veljanovski: Kodi zgjedhor i sjell njëzëri duhet të zbatohet në praktik

Kryetari i Parlamentit TrajkoVeljanovski u takua sot me anëtarët e delegacionit të Komisionit për vëzhgim të zgjedhjeve në kuadër të kuvendi parlamentar të këshillit të Evropës, të udhëhequr nga Shtefan Shenah, deputet i Republikës së Austrisë. 

Siç njoftoi kabineti i Veljanovskit, në përbërje të delegacionit kanë qenë edhe Robert Valter ngaBritania e Madhe, raportues i monitoring-komisionit për Republikën e Maqedonisë, Margus Hanson, deputet i Republikës së Estonisë dhe Shaban Disli, deputet i Republikës së Turqisë. 

Në këtë takim kryeparlamentari Veljanovski ka informuar të pranishmit për situatën aktuale në lidhje me shpalljen e zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në shtet, për fillim të procesit zgjedhor me rregulla të vendosura më herët të pranuara nga pozita dhe opozita, si pikë e rëndësishme për realizim të suksesshëm të procesit zgjedhor. 

Veljanovski ka potencuar se Kodi zgjedhor i sjell njëzëri, është hapi i parë, ndërsa i dyti është implementimi i tij dhe zbatimi në praktikë. Veljanovski ka informuar të pranishmit edhe për aktivitetet e ardhshme përkatësisht konstruktin e strukturës së re parlamentare në fillim të muajit maj, inaugurimin e presidentit të zgjedhur të Maqedonisë kah mesi i të njëjtit muaj dhe fillimi me punë me kapacitet të plotë i strukturës së re parlamentare nga qershori. 

Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për më shumë çështje, mes të cilave edhe iniciativën dhe shkaqet për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, aktivitetet e grupit punues të formuara në muajin prill, pranimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare prej të gjitha partive politike, prania në procesin zgjedhor dhe në strukturën e re parlamentare të bashkësive më të vogla etnike.

Lajme të ngjashme

Back to top button