VMRO-DPMNE dhe LSDM, intensifikojnë akuzat e ndërsjella për korrupsion

Dy partitë maqedonase në pushtet dhe opozitë VMRO DPMNE dhe LSDM, vazhdojnë të shkëmbejnë akuza të fuqishme ndaj njëra tjetrës, si dhe të zbardhin skandale korruptive.
 
Vllatko Gjorqev doli sot me akuzën se Radmilla Sheqerinskën ka shpërdorur detyrën e saj si zv/kryeministre për çështje evropiane. Gjorqev gjithashtu theksoi se nëse dikush hamendej se si funksiononte dyshja Shkeqerinska-Zaev, sot është e qartë. “Në bazë të parimit të kushërive. Edhe njëri dhe tjetra kanë kushëri të cilët i lidhin interesat e biznesit”.

‘Skandalet me familjen Zaev, skandalet me qiranë e shtrenjtë prej 5317 eurove, të cilën Sheqerinska e fiton për banesë  e saj në të cilën edhe jeton, skandalet me më shumë banesa, vila luksoze dhe xhipat, skandalet me tenderët në Kumanovë që i fiton Damjan Mançevski, e kështu me radhë, flasin për mënyrën se si LSDM-ja mendon dhe vepron’, theksoi Vlladimir Gjorçev, nga VMRO-DPME.

Megjithatë LSDM hodhi poshtë këto akuza të partisë në pushtet, duke theksuar se nuk do të lejojnë që të përzihen në baltën në të cilën ata fundosen. “Ata që mbajnë pushtetin dëshirojnë fushatë të tillë, ‘të gjithë jemi të korruptuar’. Ne do të ofrojmë diçka tjetër do të flasim për problemet dhe zgjidhjet që janë në të mirë të qytetarëve dhe shtetit”, u shpreh nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska.

Madje ndaj akuzave për shpërdorim të funksionit të saj në qeveri ajo tha se shtatë vjet e gjysmë, apo 2.737 ditë nuk ka hyrë në asnjë zyrë të Qeverisë. Madje tha se edhe pse prej 8 vitesh kërkojnë, VMRO DPMNE nuk mund të zbuloj asnjë denarë të korruptuar nga ana e saj.

‘Edhe sot, edhe dje, edhe para disa ditëve, VMRO-DPMNE pa fije turpi  më kritikon, sulmon dhe pështynë për vendime që miratohen në qeverinë e tyre. Në këtë mënyrë Maqedonia vërtet po bëhet fenomen. E kemi më se të qartë se kjo do të vazhdoj dhe do të bëhet më qesharake dhe më arrogante. E kemi të qartë se ndoshta na pret fushata më e ndyrë  ku do të akuzohemi për gjithçka, pa asnjë argument dhe pa asnjë shkas. Do të gënjejnë, do të  shpifin dhe gjithmonë do ta akuzojnë opozitën”, ka shtuar Sheqerinska.

Një ditë më parë nga LSDM-ja akuzoi qeverinë edhe për përfshirje në skandal korruptiv në vlerë prej të cilës 3,5 milion euro, në projektin  për ndërtimin e autostradës Demir Kapi –Smokvicë.

Lajme të ngjashme

Back to top button