fbpx

Gjykata Kushtetuese shqyrton iniciativën për vaksinim të obligueshëm

Gjykata Kushtetuese është duke e shqyrtuar iniciativën e parashtruar nga Stamen Filipov për vaksinim të obligueshëm të fëmijëve në Maqedoni. 

Iniciativa është motivuar nga, siç thotë, grupi i prindërve – iniciatorë, nënçmimi i prindërve me vaksinimin për regjistrim në shkollë, si dhe për përmirësimin e kompensimit material për fëmijën e tretë.
 
Në rrjetet sociale një kohë të gjatë po zhvillohet debati për mundësinë që prindi të refuzojë ta vaksinojë fëmijën e tij dhe çfarë pasoja mund të ketë vaksinimi ndaj fëmijës, por edhe çfarë pasoja mund të ketë mos-vaksinimi për tërë popullatën.

“Në Ligjin për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse është përcaktuar se vaksinimi është i obligueshëm. Por, çka nëse prindi nuk dëshiron, nuk jep pajtueshmëri? Prindi është më shumë i interesuar për të se sa shteti. Vlerësoj se duhet të ketë të drejtën e zgjedhjes, ndërsa rreziku do të jetë për atë që nuk do të pranojë vaksinim. 

Gratë që kanë fëmijë të tretë nuk mund të marrin shtesë për fëmijën nëse e kanë lëshuar ose nuk i kanë dhënë ndonjë vaksinë dy të parëve. Vlerësoj se edhe kjo është kontestuese”, thotë Filipov.

Në ligjin për arsimin fillor është përcaktuar se nuk mund të regjistrohen fëmijët në shkollë nëse nuk janë të vaksinuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button