Polonia: Rizgjedhja e Tuskut e vë në pikëpyetje unitetin e BE-së

Vendimi i liderëve të Bashkimit Evropian që ta rizgjedhin polakun Donald Tusk për kryetar të Këshillit Evropian e vë nën pikëpyetje unitetin e Unionit, deklaroi përfaqësuesja e partisë qeveritare polake E drejta dhe Drejtësia, Beata Mazurek.

“Mbetet që të pyetemi nëse BE-ja mund të mbetet e bashkuar dhe nëse kjo situatë nuk do të sjellë deri te ky mendim i liderëve të caktuar të vendeve-anëtare që të ketë rëndësi të dobët”, theksoi Mazurek.

Qeveria polake kundërshtohet ashpër në rizgjedhjen e Tuskut, i cili është i lidhur ngushtë me opozitën e partisë aktuale qeveritare polake, për kryetar të Këshilli Evropian.

Që në arritje në Bruksel, në takimin e kreut, ku Tusk u konfirmua për mandat të dytë, kryeministrja polake Beta Shidlo theksoi se është e padëgjuar që kryetari i Këshillit Evropian të nominohet pa pajtim nga vendi i tij.

Të gjitha vendet e tjera anëtare votuan për Tuskun dhe Polonia mbetet në izolim të plotë për këtë çështje. Kështu që mandati i tij i dytë u bë fakt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button