fbpx

Lansohet iOS 7.1

Pas një periudhe të gjatë testimi, Apple tani e ka bërë publike versionin e përfunduar të iOS 7.1, i cili është më shumë se një telefon. Versioni më i ri i sistemit operativ mobail i Apple sjell një sërë ndryshimesh të cilat nuk ishin pjesë e iOS 7, duke përfshirë mbështetjen për CarPlay e cila do të integrohet me veturat e reja. Në anën tjetër, asistenti digjital Siri do të lejojë që përdoruesit të vendosin se sa gjatë duhet të dëgjohet kërkesa e tyre në aplikacion, para se i njëjti të mbyllet.

Kalendari i ri i sjell në iOS 7.1 tani është edhe në formatin e muajit, ndërsa festat specifike të shteteve të ndryshme gjithashtu janë integruar për disa vende. Përmirësimet në iTunes Radio përfshijnë abonimet në iTunes Match, shiritin për kërkime mbi Featured Stations për të mundësuar krijimin e stacioneve të personalizuara, si dhe opsionin për të blerë albume nga dritarja Now Playing.

Fontet në versionin Bold janë aplikuar në tastierë, kalkulatorë, dhe shumë ikona tjera. iCloud Keychain tani është në dispozicion për më shumë vende të botës, dhe kamera tani mundëson aktivizimin automatik të HDR në iPhone 5S.

Njoftimet në FaceTime do të fshihen, nëse thirrja është pranuar nga një pajisje tjetër të Apple. Përmirësimet e tjera janë të lidhura me performancën më të mirë të iPhone 4, bllokimin e faqes kryesore, saktësinë e Touch iD, dhe shumë më shumë se kaq.(BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Back to top button