Ronaldo i pandalshëm, Messi mbetet pas

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë i pandalshëm në objektivin e tij për të qenë golashënuesi më i mirë i La Ligas.

29-vjeçari ka arritur shifrën e 38 golave në të gjitha kompeticionet, por me tre muaj në dispozicion deri në përfundim të sezonit, statistikat janë të destinuara të përmirësohen. Në katër sezone me Realin e Madridit ylli portugez e ka kaluar gjithmonë shifrën e 40 golave, por mundësitë e tij janë shumë më tepër se kaq.

Në këtë rrugëtim të pabesueshëm Ronaldo shoqërohet nga Messi, ose anasjelltas. Sulmuesi argjentinës duket paska I larguar nga shifrat e tij të zakonshme, por edhe ai për katër sezone radhazi ka shënuar një numër të pabesueshëm golash që ka ardhur në rritje vit pas viti. Gjithsesi, në sezonin aktual Cristiano është një hapa para me premisat për të realizuar më shumë se 50 gola deri në përfundim të sezonit, transmeton Supersport.

Ronaldo dhe Messi janë të sintonizuar në shifrën 40, një muzikë që arrijnë ta luajnë shumë pak sulmues. Janë të shumtë goleadorët e mëdhenj europianë që nuk kanë arritur kurrë t’i prekin këto statistika brenda një sezoni futbollistik, edhe pse disa syresh kanë tentuar të ndjekin hapat e tyre.

Në tre sezonet e fundit vetëm Mario Gomez ka arritur të realizojë 40 gola me Bayernin e tij dhe kjo ka ndodhur në sezonin 2011-2012. Ndërsa Falcao, Van Persie, Cavani, Lewandowski dhe Rooney edhe pse kanë tentuar me të gjitha forcat e kanë patur të pamundur të rivalizojnë Messin dhe Ronaldon. Të tjera emra të rëndësishëm si Aguero, Benzema, Higuain, Tevez, Luis Suarez dhe Balotelli, kanë mbetur shumë prapa.

Vëmendje të vecantë meriton Zllatan Ibrhaimoviç, pasi sulmuesi suedez është shumë pranë kufirit të 40 golave. Deri në këtë pikë te sezonit ka shënuar 38 gola në të gjitha kompeticionet madje mbetet një rival I denjë I Cristiano Ronaldos për numrin e finalizimeve në Champions League.

Lajme të ngjashme

Back to top button