fbpx

Arrestohen 7 myslimanë për terrorizëm, mes tyre dhe dy imamë

Shtatë persona janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së krimeve të renda në katër qytete gjatë natës së kaluar. Një aksion i prokurorisë së krimeve të rënda, pas zbulimit të celulës nga Shërbimi Informativ ka vënë në lëvizje njësitë e forcave speciale të policisë, të cilat kanë vënë në pranga shtatë të dyshuarit, mes të cilëve edhe një imam xhamie që predikonte pjesëmarrjen në luftime në Siri në xhaminë e Unazës së Madhe në Tiranë.

Hetimi për këtë rast mësohet se ka nisur nga SHISH dhe prokuroria pas vrasjes së dy shqiptarëve që kishin shkuar për luftime në Siri në gusht-nëntor 2013.
 
Burimet zyrtare kanë thënë së shtatë personat akuzohen për terrorizëm ndërsa dyshohet se dërgonin në Siri persona që më pas bëheshin pjesë e formacioneve luftuese atje. Burimet e policisë kanë thënë deri tani se shtatë të arrestuarve u janë gjetur sasi të mëdha armësh, municioni dhe eksplozivi.

– See more at: http://www.sot.com.al/aktualitet/rekrutonin-luft%C3%ABtar%C3%AB-p%C3%ABr-n%C3%AB-siri-arrestohen-7-persona#sthash.FA45ZQfb.dpuf

Një superoperacion i FNSH-së dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka vënë në pranga 7 persona të cilët akuzohen për terrorizëm.

Operacioni është zhvilluar në 4 qytete të vendit, si në Tiranë, Elbasan, Pogradec dhe Librazhd ndërsa mes të arrestuarve ndodhen edhe 2 imamë.

Kështu janë arrestuar imami i xhamisë tek Unaza e Re në Tiranë Genc Balla dhe imami në Xhaminë e Mëzezit Bujar Hysa.

Gjithashtu të arrestuar janë edhe besimtarët Edmond Balla, Verdi Morava, Fadil Myslimani, Zeqir Imeri e Almir Daci ndërsa 5 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mësohet se arrestimi i 7 personave është bërë pas përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe armë, fishekë dhe lëndë eksplozive të cilët dyshohen se do të përdoreshin në konfliktin e Sirisë.

Gjithashtu dyshohet se të arrestuarit janë përfshirë në një aktivitet terrorist që i predikonin besimtarëve myslimanë të shkonin për të luftuar në Siri. Shtatë të arrestuarit, të dyshuar për terrorizëm mendohet se kanë dërguar mbi 70 persona për luftime në Siri

Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimin ndaj 7 personave të dyshuar, pas vrasjes së dy shqiptarëve në luftën e Sirisë.

Ndërkohë pritet që në orët në vijim Prokuroria e Krimeve të Rënda të japë më shumë detaje për operacionin./ Ora News

Lajme të ngjashme

Back to top button