Ciklon në Oqeanin Indian, 6 persona të vdekur në Madagaskar

Gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një ciklon goditi Madagaskarin, bëri të ditur sot Byroja Kombëtare e Menaxhimit të Katastrofave, raporton Anadolu Agency (AA).

Më shumë se 12.000 persona janë detyruar që të braktisin shtëpitë e tyre në ishullin e Oqeanit Indian, me shumë duke u strehuar në qendrat e përkohshme të pritjes.

Ministria e Arsimit të këtij vendi tha se 65 klasa ishin shkatërruar. Presidenti Hery Rajaonarimampianina vizitoi një palestër ku janë strehuar qindra persona të zhvendosur sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button