Banorët ankohen për ujin e pijshëm në Haraçinë, kryetari Ajvazi thotë nuk është e vërtetë

Kryetari i forumit rinor të Lëvizjes Besa dega Haraçinë, Gadaf Shabani, ka reaguar për gjendjen e ujit në këtë komunë.

“Uji nuk është i pijshëm në vendin tonë bëjmë apel te komuna që sa më shpejtë ta rregullon ketë problem sepse na helmuat me këtë ujë ne nuk jemi në dijen se çka jemi duke pirë ujë apo balt”, u shpreh Shabani transmeton Portalb.mk.

Ai shtoi se është rritur frika nga rreziku për infeksione.

“Jemi të shqetësuar për këtë gjendje sepse uji është i pa pijshëm është i rrezikuar i gjithë fshati jonë që të infektohet me këtë ujë. Apelojmë deri tek komuna që sa më shpejt të gjej një zgjidhje”, shtoi Shabani.

Uji në Haraçinë
Uji në Haraçinë

I kontaktuar nga Portalb.mk, kryetari i komunës së Haraçinës Brahim Ajvazi demanton këtë informacion duke thënë që uji që vjen nga ujësjellësi është i pastër dhe i pijshëm.

“Nuk është e vërtetë ajo që thonë. E vërtetë që në fillim pas vërshimeve për një kohë të gjatë uji nuk pihej dhe ishte i ndotur, por tani është i pijshëm dhe bëhen kontrolle të shpeshta të cilat e konfirmojnë këtë që po e them”, tha për Portalb, Ajvazi.

Ai tha se uji që nuk pihet është ai i çeshmeve dhe puseve.

“Uji i ndotur është ai i çeshmeve dhe i puseve që nuk furnizohet nga ujësjellësi. Për këtë kemi apeluar shpesh që të mos përdoret ky ujë”, shtoi Ajvazi./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button