Shkupi do të ndahet në rrethe dhe blloqe

Qyteti i Shkupit do të ndahet në lagje ose rrethe, dhe blloqe me çka do të mundësohet rregullimi themelorë i qytetit. Një rreth do të jetë me hapësirë prej 30 hektarëve ndërsa këto rrethe do të ndahen në blloqe.

Qyteti i Shkupit veç më ka përgatitur plane urbanistike me çka do të rregullohet  rregullim i planifikuar i shtatë të katërtave të territorit të qytetit. Me këtë plan, siç thonë nga Qyteti, do të mbrohen vlerat natyrore, kulturore dhe historike.
 
Shtatë plane do ti dorëzohen komunave të Shkupit të cilat, sipas tyre, do të duhet të përgatitin plan detal urbanistik për njësi më të vogla urbane.

Ndarja në rrethe dhe blloqe do të bëhet në pajtim me Planin e përgjithshëm urbanistik të kryeqytetit për periudhën  2012-2022 i miratuar para dy viteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button