Të paktën 23 civilë e kanë humbur jetën në sulmet ajrore në Sirinë veriore

Të paktën 23 civilë, duke i përfshirë edhe gjashtë gra dhe tetë fëmijë, e kanë humbur jetën në sulmet e koalicionit antixhihadist ndërkombëtar, të orientuara ndaj lagjeve në pjesën veriore të Sirisë që ende janë nën kontroll të Shtetit Islamik, kumtoi Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut, cituar nga mediat franceze, trasmeton MIA.

“Sulmet në mesnatë ndaj lagjes Al Matab me siguri janë kryer nga koalicioni, i kryesuar nga SHBA-ja”, deklaroi Rami Abdel Rahman, drejtor i organizatës joqeveritare.

Të paktën shtatë civilë e kanë humbur jetën dhe 70 janë plagosur në sulmin ajror ndaj qytetit Al Majadin në provincën Deir az Zur, të kontrolluar nga SHI-ja.

Dy aeroplanë, për të cilët paramendohet se janë rusë, kanë gjuajtur rreth njëzetë bomba, duke goditur qendër për refugjatë, furrë dhe rajone banesore në qytet, që gjendet në lumin Eufrat, transmetuan mediat britanike. Aeroplanët kanë kryer sulme edhe ndaj periferive jugore të qytetit, kumtoi Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut.

Lagjja Al Matab gjendet në 55 kilometra në juglindje të bastionit të SHI-së, qyteti Raka, përkujtojnë mediat franceze. Ajo gjendet në afërsi të rrugës strategjike që i lidh Rakan dhe Deir az Zur, kryeqyteti i provincës së pasur me naftë po me të njëjtin emër.

Luftëtarë të Forcave demokratike siriane, të cilët janë të mbështetur nga SHBA-ja, të hënën e prenë këtë rrugë për t’i sulmuar xhihadistët në Raka.

Forcat demokratike siriane, të cilët mbështeten nga koalicioni ndërkombëtar, në nëntor e filluan ofensivën për marrjen e bastionit xhihadist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button