Ja çfarë thotë Ali Ahmeti pas takimit me të dërguarin e posaçëm gjerman, Hellbah

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka takuar sot Kristian Hellbah, i dërguar i veçantë i Ministrisë së jashtme gjermane për Evropën Juglindore i cili gjendet për vizitë në Shkup, si dhe Ambasadoren Gjermane në Maqedoni, Kristine Altauzer.

Ahmeti dhe Hellbah kanë diskutuar për situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe zhvillimeve politike në vend, me theks të veçantë mbi përpjekjet për dalje nga ngërçi institucional dhe politik, njoftojnë nga kabineti i Ahmetit.

“Bëhen përpjekje për ta zhbllokuar Kuvendin në mënyrë që të fillojë funksionimi i institucioneve. Zgjedhjet i bëmë për ta zgjidhur krizën, jo për ta vazhduar atë e as për ta thelluar. Arsyetimet e Ivanov janë të paqëndrueshme sepse Deklarata e Përbashkët është përmbledhje e programeve zgjedhore të partive parlamentare shqiptare dhe nuk cenon në asnjë mënyrë rendin kushtetues të vendit.” tha Ahmeti.

“Jemi duke biseduar me të gjitha partitë politike relevante që nuk ka nevojë as për zhurmë as për përplasje që të vazhdojë punën normalisht parlamenti i Republikës së Maqedonisë” u shpreh Ahmeti.

LEXO: I dërguari special gjerman Hellbah: Nuk ka asgjë shqetësuese në Platformën shqiptare (VIDEO)

LEXO: Ja çfarë thotë Ziadin Sela pas takimit me të dërguarin e posaçëm gjerman, Hellbah

LEXO: Ja çfarë thotë Bilall Kasami pas takimit me të dërguarin e posaçëm gjerman, Hellbah

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button