fbpx

Janukoviç: Mbetem presidenti legjitim i Ukrainës!

“Zyrtarët dhe ushtarët e Ukrainës, besnikë ndaj betimeve të tyre nuk do të marrin urdhra kriminale nga qeveria e ardhur me dhunë në Kiev”.

Kjo ishte deklarata e presidentit të larguar Viktor Janukoviç. Ai shtoi se, në cilësinë e kreut legjitim të shtetit, ai mbetet një kryekomandant për Ukrainën.

“Unë jam ende gjallë dhe jam akoma presidenti legjitim,” tha Janukoviç ditën e martë, në një deklaratë në qytetin rus së Rostov-on-Don.

Janukoviç shfyu për zyrtarët perëndimorë, që e njohën qeverinë në Kiev pavarësisht mënyrës sesi ajo erdhi në pushtet dhe për lidhjen e tyre me radikalët e krahut të djathtë.

“A jeni të verbër? E keni harruar çfarë është fashizmi?” thirri ai.

Ai e kritikoi Uashingtonin për vendimin për t’u ofruar një kredi prej 1 miliard dollarë autoriteteve të reja të Kievit, duke thënë se legjislacioni amerikan ndalon mbështetjen financiare të çdo qeverie, që ka ardhur në pushtet me dhunë duke rrëzuar një kryetar shteti të zgjedhur në mënyrë legjitime.

Janukoviç tha se do t’u kërkojë ligjvënësve amerikanë të diskutojnë për këtë shkelje. 

Lajme të ngjashme

Back to top button