Ivanov deri te Zanier: Nuk ka mandat përderisa nuk hiqet platforma shqiptare

Sot në Shkup, kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanier i cili gjendet për vizitë në Maqedoni, në takim kanë biseduar për gjendjen aktuale në Republikën e Maqedonisë dhe sfidat me të cilat përballet shteti të shkaktuara nga kriza politike, kushtetuese dhe institucionale, njofton Portalb.mk.

“Sa i  përket gjendjes aktuale, kryetari Ivanov i përsëriti qëndrimet se ka aspekte juridike dhe politike, të cilat janë pengesë, por edhe parakusht për dalje nga kjo gjendje. Sa i përket aspektit juridik me afatet e lidhura për ndarjen e mandatit, theksoi se kjo pengesë është lehtë e kalueshme. Ndërsa sa i përket aspektit politik, kryetari Ivanov theksoi se mbetet në qëndrimin se platforma nga Tirana duhet të dënohet dhe të hiqet, gjithashtu edhe përzierja në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë, të cilat nuk ndihmojnë përpjekjet për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe stabilitet dhe siguri në rajon” njoftojnë nga kabineti i Ivanovit.

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së shprehi shqetësimin e tij për tensionet ndëretnike, duke apeluar që të gjithë duhet të bëjnë hapa konstruktive për tejkalimin e krizës. Ai u pajtua me kryetarin Ivanov se liderët e rajonit duhet të përmbahen nga retorika e dëmshme.

Kryetari i Maqedonisë dhe sekretari gjeneral i OSBE-së kanë biseduar edhe për gjendjen e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe për krizën e refugjatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button