Investimet e huaja në Maqedoni – premtime shumë realizime pak

“Në dhjetë vitet e fundit ku priteshin të realizohen 138 investime të huaja, 43 prej tyre fare nuk janë realizuar. Nga gjithsej 3,8 miliardë euro që investitorët e huaja i parashihnin t’i realizojnë, vetëm 580 milionë euro prej tyre janë investuar në Maqedoni. Nga 25 kompani që pritej të investonin në Maqedoni, 4 prej tyre kanë investuar aq para sa kanë paraparë që prej nënshkrimit të marrëveshjes. Kjo gjithashtu tregon se janë hapur tre herë më pak vende të punës”, të gjitha këto të dhëna u shpallën sot nga rrjeti hulumtues gazetaresk BIRN në debatin e sotëm të mbajtur në Shkup, njofton Portalb.mk.

Se pse ndodh që të kemi aq pak investime të huaja, profesorët të pranishëm bën të ditur se ekzistojnë tre çështje të cilat edhe përcaktuan këtë fenomen.

Sipas profesorit universitar Abdulmenaf Bexheti, mungesa e transparencës, mospërcaktimi i saktë apo edhe ndryshimi i shpejtë i vlerës tatimore ka bërë që shumë ndërmarrje të huaja të mos realizojnë atë që e kanë premtuar, ndërsa kjo ka ndikuar që kompani të reja të mos investojnë në Maqedoni. Të gjitha këto sipas profesorit Bexheti kanë qenë si rezultat i mungesës së kuadrit adekuat profesional për të cilën kanë pasur nevojë të madhe investitorët e huaj.

“Investitorët e huaj kanë treguar haptazi se vijnë këtu për të përfituar. Kjo shpesh herë historikisht si në rajon por edhe në Maqedoni ka qenë e paarritshme. Kjo ka ndikuar edhe në atë që ndërmarrjet e huaja të jenë rezistence ndaj investimeve në Maqedoni ngaqë shpesh herë ato kanë pasur më shumë humbje se sa fitime”, tha Bexheti.

Gazetarja Aneta Dodevska, krahas “përfitimit”, me anë të investimeve të huaja ajo sheh edhe humbje për Maqedoninë, pasi sipas saj, subvencionimi i investimeve të huaja në Maqedoni, vetëm për një vend punë ka kushtuar rreth 4000 euro.

“Shumica e marrëveshjeve bëhen në mënyre diskrecionale, kjo duke mos dhënë vlera të caktuara se sa para për çfarë janë dhënë. Në të gjitha vendet ku duhet të qëndrojnë numra, ne kemi të vendosura “XXXX”, bëri të ditur Dodevska.

Përndryshe, BIRN më parë doli me një bazë të dhënash ku sipas së cilës, në Maqedoni shtatë herë më pak është realizuar se sa është premtuar nga investimet e huaja dhe tre herë më pak nga e premtuara janë hapur vende të punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button