fbpx

Sanader dënohet me nëntë vjet burg

Ish-kryeministri kroat dhe lider i Bashkësisë demokratike kroate (HDZ), Ivo Sanader sot u dënua me burg me kohëzgjatje prej nëntë viteve për shkak të tërheqjes së parave nga institucionet shtetërore dhe kompanive përmes agjencisë së marketingut Fimi Media, sipas së cilës është quajtur edhe afera më e madhe e korrupsionit në politikën kroate.

Në qoftë se konfirmohet aktgjykimi i shkallës së parë, përveç dënimit të parë Sanader duhet të kthejë edhe 15,27 milionë kuna, gjegjësisht rreth dy milionë euro, për të cilat Gjykata zagrebase e Zhupanit përcaktoi se i ka marrë në mënyrë joligjore.

Përveç Sanaderit, me aktvendim të joplotfuqishëm fajtorë janë shpallur edhe katër persona, në mesin e të cilëve pronarja e Fimi Media, Nevenka Jurak dhe ish-zëdhënësi i Sanaderit, Ratko Maçek.

Bashkësia demokratike kroate është e dënuar me pesë milionë kuna, rreth 700 mijë euro ndërsa u është marrë edhe dobia pronësore e realizuar me vepër penale në shumë prej 24,2 milionë kuna, transmeton Ina.

HDZ në akuzë u përgjigj se paligjshmëritë e kryera janë bërë pa njohurinë e trupave të rregullta partiake, si dhe se Sanader dhe të tjerët për shkak të dëmit të shkaktuar material dhe të reputacionit duhet të kthejnë 50 milionë kuna.
Sanader, i cili për të dytën herë gjykohet për korrupsion edhe kësaj radhe pohonte se është viktimë e pafajshme e ndjekjes politike. Në nëntor të vitit 2012 ai u shpall fajtor në aferën Hipo, si dhe për pranimin e korrupsionit nga kompania hungareze Mol për dhjetë vjet burg dhe është detyruar t’I kthejë 2,5 milionë kuna.

Lajme të ngjashme

Back to top button