fbpx

Masakrimi i vajzave, Babai: Nuk e fal ish-gruan

“Ishte një nënë e mirë, por i vrau vajzat e mia. Nuk mund ta fal kurrë”. Këto kanë qenë fjalët e Bashkim Dobrushit, babai i tre vajzave të mitura, të cilat të dielën u masakruan nga nëna e tyre Edlira, në shtëpinë ku jetonin në Lecco të Italisë.

Babai i Simonës, Keisit dhe Sidnit, thotë se nuk ka dëshirë as ta kuptojë ish-gruan e tij, Edlira Copa me të cilën ishte ndarë prej disa kohësh.

Bashkimi kishte ardhur në Shqipëri me partneren e tij të re, një vajzë të cilën kishte dëshirë t’ia prezantonte familjes së tij që jetonte në Kukës. Lajmin e kobshëm për vrasjen e tre vajzave të tij ia dha i vëllai në telefon: “Duhet të kthehesh në Itali, kemi një problem. Policia kërkon që ti të kthehesh sa më parë”. Në këtë pikë, sipas një miku të tij, Bashkimi e kishte ndjerë se bëhej fjalë për dicka të keqe që mund t’i kishte ndodhur vajzave.

“Vajzat e mia ishin të mrekullueshme dhe ajo ishte një nënë e mirë. Një nënë e mirë sikurse të gjithë nënat e tjera. Edhe pse jemi grindur shpesh, edhe pse nuk shkonim mirë, nuk e kisha imagjinuar kurrë se mund t’i bënte keq vajzave tona. Unë e takoja shpesh, thuajse përditë”, rrëfen Bashkimi.

Ndërkohë Edlira ndodhet ende në spital, për shkak të plagëve që i ka shkaktuar vetes, në momentin kur ka tentuar vetëvrasjen pas masakrës së kryer në shtëpi. Deri tani dihet se ajo nuk merrte ndonjë kurë për patologji psikologjike dhe nuk rezulton të ketë abuzuar me ilaçet. Por tani do të jenë psikiatrët, të cilët do të sqarojnë gjendjen e saj. Edlira pas vrasjes mësohet të jetë shprehur se ka bërë veprimin e duhur për vajzat e saj, të cilat do të kishin një të ardhme të errët të lidhur me prostitucionin./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button