Zanier: Kriza politike kërcënon të merr dimension ndëretnik dhe rajonal

“Zhvillimi i arritur në vitin 2016-të do të jetë i rrezikuar dhe pa stabilitet politik, kriza e vazhdueshme politike është e dëmshme për vendin dhe i bën dëm edhe popullit”, vlerësoi sekretari gjeneral i OSBE-së, Lamberto Zanier, në kolumnën e publikuar në “Utrinski Vesnik”, njofton Portalb.mk.

“Kriza politike nëntëvjeçare jo vetëm që i ngadalëson reformat, por edhe kërcënon të merr dimension ndëretnik dhe rajonal, kjo është diçka që vendi nuk guxon ta lejojë, por as edhe rajoni”, tha Zanier.

Ai theksoi se edhe pse zgjedhjet e parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit 2016-të janë konsideruar si mundësi që të kthehet stabiliteti dhe të vazhdohet më tej, kjo  akoma nuk ka ndodhur dhe se vendi, edhe përkundër asaj se zgjedhjet janë zbatuar mirë, ka hyrë në një periudhë të re problematike.

Zanier thekson se porositë e fundit provokuese të disa subjekteve, vlerësimet se unitariteti dhe sovraniteti i shtetit janë të kërcënuara dhe  incidentet etnike me sllogane, janë shqetësuese. Ai gjithashtu, i fton liderët e rajonit të sillen me përgjegjësi dhe të përmbahen në deklaratat ose në iniciativat tjera që mund të çojnë në përkeqësimin e situatës.

“Tash është koha që e gjithë vëmendja të vihet në qeverisjen e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave, qeverisjen demokratike,  proceset zgjedhore të drejta dhe të lira, marrëdhëniet ndëretnike, në arsimimin dhe ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e shtetit. OSBE mund të ju ndihmojë. Ky është roli ynë dhe ju inkurajoj ta shfrytëzoni”, përfundoi Zanieri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button