Thaçi për demonstratat e ’81-tës: Koha vërtetoi drejtësinë e atyre ngjarjeve

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi , ka përkujtuar 33 vjetorin e demostratave masive të studentëve të vitit 1981. Koha vërtetoi drejtësinë e atyre ngjarjeve që frymëzuan gjenerata të tëra në kërkim të avancimit të drejtave politike të shqiptarëve nën Jugosllavi, ka shkruajtur Thaçi në Facebook.

‘Sot, e 33 vite më parë studentët e Kosovës filluan protestat e para, që u kurorëzuan me demonstrata masive të vitit 1981, me kërkesë themelore për Republikën e Kosovës.

Koha vërtetoi drejtësinë e atyre ngjarjeve që frymëzuan gjenerata të tëra në kërkim të avancimit të drejtave politike të shqiptarëve nën Jugosllavi.

Prandaj, sot shpreh respektin më të lartë për të gjithë ata qytetarë, profesorë dhe intelektualë që u vunë në anën e kërkesave të drejta të studentëve, që më në fund, u realizuan me krijimin e realiteti të ri, me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës’, shkruan kryeministri Thaçi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button