Në “Niko Nestor” s’ka libra shqip, orët kalojnë me shënime

Librat në gjuhën shqipe në shkollën profesionale “Niko Nestor” mungojnë në pjesën më të madhe, problem i cili prej vitesh është ngritur nga nxënësit dhe pedagogët e këtij institucioni arsimor.  Ndërkohë, edhe ato pakë tekste që janë në gjuhën shqipe, janë me probleme te theksuara gjuhësore dhe në masën më të madhe janë të papërdorshme nga ana didaktike, shkruan gazeta “KOHA“.

Librat në gjuhën shqipe në shkollën profesionale “Niko Nestor” mungojnë në pjesën më të madhe, problem i cili prej vitesh është ngritur nga nxënësit dhe pedagogët e këtij institucioni arsimor.  Ndërkohë, edhe ato pakë tekste që janë në gjuhën shqipe, janë me probleme te theksuara gjuhësore dhe në masën më të madhe janë të papërdorshme nga ana didaktike.

Arbër Lloga, zv/drejtor i shkollës profesionale “Niko Nestor”, i pyetur për këtë fenomen, nënvizon se ai është i bartur prej vitesh, pavarësisht ndryshimeve të vogla. Sipas tij, përveç se mungojnë librat e lëndëve profesionale, ka mungesa edhe në lëndët shoqërore apo në lektura.

Për Llogën situata është paradoksale, sepse mungon libri i hjuhës shqipe, ndërsa ai i gjuhës maqedonase është funksional, gjë që sipas tij flet vet për angazhimin e institucioneve për zgjidhjen e këtij fenomeni. Lloga, gjithashtu shton se edhe në bibliotekën e shkollës vërehet mungesë e theksuar e titujve, gjë që ky institucion, në bashkëpunim me nxënësit ndërmori një aksion për pasurimin e bibliotekës, ku falë donacioneve të nxënësve, biznesit dhe profesorëve kjo bibliotekë u pasurua me 400 libra.

Sipas profesorëve shqiptarë të kësaj shkolle po bëhen vite të tëra që ata janë të detyruar t’u diktojnë nxënësve si pasoj e mungesës së teksteve dhe kjo praktik sipas tyre duhet të marrë fund në të mirë të cilësisë dhe rritjes së performancës mësimore të nxënësve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button