Energji më e lirë elektrike me liberalizimin e tregut

Rreth 212 kompani të Maqedonisë nga 1 prilli i këtij viti do të duhet të vendosin cilës prej gjashtë kompanive të deritanishme të licencuara do t’ia besojnë furnizimin me energji elektrike.

Para hyrjes në fuqi të fazës së dytë të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, kompanitë duhet të zgjedhin furnizues i cili do t’u dorëzojë energji elektrike dhe të arrijnë marrëveshje për furnizim.

Sipas Sanja Bozhinovska, drejtoreshë e sektorit për tregti me energji elektrike në Rudnal, njëra prej kompanive më të mëdha për tregti me energji elektrike në Evropën juglindore, e pranishme edhe në Maqedoni përmes kompanisë partnere Energy services, si tregtar i licencuar me energji elektrike, Maqedonia duhet të ketë benefite nga procesi i liberalizimit.

Ajo thekson se është e rëndësishme edhe platforma e cila e rregullon blerjen dhe shitjen e tepricave të energjisë elektrike, që duhet të hyjë në fuqi më 1 prill.

Maqedonia në vitin 2012 ka prodhuar 5.813 gigavatë energji elektrike, ndërsa konsumimi është në nivel prej 8.488 gigavatë orë. Në rajon, konsumatorë më të mëdhenj janë Rumania, e cila në vitin 2012 shpenzoi 54.427 gigavatë orë energji elektrike, pas çka vijojnë Greqia, Hungaria dhe Serbia.

Rumania është lider edhe në prodhimtarinë e energjisë elektrike dhe vjet ka prodhuar 54.320 gigavatë orë energji elektrike. Pastaj vijojnë Greqia, Bullgaria dhe Serbia. Nga 1 janari vitin e ardhshëm liberalizimi fillon të vlejë edhe për qytetarët të cilët do të kenë mundësi vetë të zgjedhin nga cila firmë do të marrin energji elektrike. 

Lajme të ngjashme

Back to top button