Më 14 mars do të jetë protesta e fundit paqësore për Radikën

Këshilli për mbrojtjen e lumit Radikë, ka marr vendim që më 14 mars në sheshin “Skenderbe” të organizon protestën e radhës , protestë që është nisur nga pushteti vendor, OJQ-të meqë populli dibran e kërkon këtë protestë që të mbrojë ujin e vet. 

“Kësaj here do të dalim më faqebardhë sepse kemi vullnet nga anëtarët që jenë në mbrojtje të Radikës dhe dëshirojmë që ajo ditë të jetë më madhështore që do të organizohet në Dibër, ndaj ftoj të gjithë dibranët që të dalin të protestojnë për ujin e tyre, deklaroi në konferencën për shtyp, kryetari i Këshillit komunal të Dibrës, Bashkim Mashkulli.

“Dibrës me shekuj i janë bërë padrejtësi, Dibrës i janë ndarë territore siç u nda Reka, Zhupa, janë marrë tokat pjellore, ajo është vendosur pas muri dhe nuk  ka më ku të shkojë. Sot politika antishqiptare dhe anti Dibër, do që  edhe ujin  e pijshëm të na e marrin të tjerët. Shumë njerëz thonë se Radika është poshtë por unë them jo, Radika i ka burimet në majë të Korabit , atje janë burimet dhe nëse merren lartësi prej 1800 metra është rrezik krejt Dibra të mbetën pa ujë. Ne i ftojmë edhe qytetarët e vendeve tjera si  Gostivari, Struga, Kërçovës, Kumanovës etj, që të reagojnë edhe ata sepse e keqja që na bëhet ne sot, do ti gjejë ata nesër. Politika është e përbashkët është politikë serbomadhe  dhe Gruevski është bërë pjesë e asaj politike antishqiptare, theksoi Mashkulli.

Kryesuesi i OJQ-ve në Dibër, Dritan Lleshi u bëri thirrje qytetarëve dibran që masovikisht të dalin në protestë për tu treguar dashakeqësve të lumit Radikë.

“ Ne jemi të vendosur dhe të palëkundur në mbrojtjen e Radikës. Kjo nuk do të jetë fundi , edhe pse do të jetë protesta e fundit paqësore . Në të ardhmen do të merren masa demokratike ,por do të bëhen  protesta që ta ndjejë edhe qeveria e Maqedonisë.  Duke parë reagimet nga  protestat e këtilla që në një shtet jo demokratik nuk merren parasysh , ne do të ndryshojmë  mënyrën dhe llojin e protestave. Ne vërejmë neglizhencë tek mediet maqedonase për rastin Radika  dhe televizioneve partiake”, theksoi Lleshi.

Fatmir Daci, kryetari i Shoqatës “Trofta”, theksoi se protesta e radhës do të jetë më masovike, nuk duhet të kursejmë edhe gjakun , ndaj apelojmë gjithë institucionet, shkollat bizneset e vogla dhe të mëdha të dalin masovikisht, me uniformat e tyre përkatëse, që ditën e protestës të dalin dhe të përkrahin Radikën dhe Dibrën. Gjithashtu i apeloj Qeverisë së Shqipërisë q të ndalojë këtë projekt meqë është në dëm edhe të tyre”, potencoi Daci.

Në pyeten e Portalb, si do të jenë protestat e radhës , Dritan Lleshi, kryesuesi i OJQ-ve në Dibër tha :” Protestat e radhës  të jenë të tilla që do ta ndjen edhe Qeveria   e Maqedonisë dhe ata që i bëjnë këta projekte. Ne kemi rra në vesh të shurdhër dhe nuk do të ndalemi derisa Gruevski të del para dibranëve dhe të thotë se ky projekt nuk do të realizohet” tha Lleshi.

Lajme të ngjashme

Back to top button