Nikos Dimu: ‘Greqia tashmë humbi me çështjen e emrit’

Greqia tashmë ka humbur në lidhje me çështjen e emrit. Njëzetë e pesë për qind e shteteve në botë e pranojnë emrin e Maqedonisë, ndërsa ne vazhdojmë të diskutojmë për këtë, deklaroi Nikos Dimu, anëtar i partisë së re politike “Potami” në emisionin e televizionit Skaj.

Dimu, i cili është shkrimtar grek me renome me mbi 60 libra të publikuar, deklaroi se mbështet zgjidhje në bazë të emrit të ndërlikuar me përcaktim gjeografik, por shtoi se pajtohet se Maqedonia mund të quhet siç dëshiron, “madje edhe Maqedoni”.
“Çështja e emrit është udhëhequr gabimisht nga ana e qeverive greke që nga fillimi. Kjo është çështja për të cilën tashmë kemi humbur”, theksoi Dimu.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, ai shtoi se ky është qëndrimi i tij personal dhe jo I partisë e cila, siç tha “akoma nuk ka një qëndrim për këtë çështje”. Deklarata e Dimus hasi kritika të ashpra nga disa media greke.

Edicioni elektronik i “Elisis Elion” komentoi se “partia e re herët i zbuloi qëllimet e tij”. “Ashtu siç jemi mësuar viteve të fundit, kjo është edhe një parti antigreke”, shkruan “Elisis Elion” duke e komentuar deklaratën e Dimus.

Partinë “Potami” para ca kohësh e formoi gazetari televiziv, Stavros Teodorakis. Ai kumtoi se “kjo do të jetë partia panevropiane avancuese në kuptimin më të gjerë të majtë dhe do ta mbrojë maturinë dhe drejtësinë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button