I dërguari special gjerman Hellbah: Nuk ka asgjë shqetësuese në Platformën shqiptare (VIDEO)

I dërguari special i ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për Evropën Juglindore dhe Turqinë, Kristian Hellbah pas takimit që realizoi me liderët e partive politike shqiptare, ka deklaruar se nuk sheh asgjë shqetësuese në Platformën e përbashkët shqiptare. Ai madje është shprehur i bindur se Ivanov duhet t’i jep mandatin shumicës parlamentare, që me këtë t’i hap rrugë formimit të qeverisë së re.

“Ne jemi të bindur se presidenti Ivanov do të tregojë mençuri, do të respektojë rezultatet nga zgjedhjet e kaluara dhe do t’i mundësojë Kuvendit të formojë Qeveri sa më shpejtë që është e mundur.” tha Hellbah.

“Nevojitet formimi i shpejtë i qeverisë e cila do të zbatojë reformat prioritare urgjente. Procesi i reformave është kyç. Njerëzit kanë nevojë për punë, siguri sociale, sundimin e së drejtës. U bëjmë thirrje partive politike  të përmbahen nga ngritjen e përçarjeve qe nuk kanë të bëjnë me këto prioritete”, tha ai.

“Është shumë e rëndësishme që Specialja te vazhdojë me punën e saj në bashkëpunim me institucionet tjera. Partitë politike të kenë kujdes dhe mos të përdorin gjuhën e urrejtjes, tensionet duhet të ulen”, dekalroi i dërguari special i ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për Evropën Juglindore dhe Turqinë, Kristian Hellbah.

Ai tha se qëndrimet e Gjermanisë janë në një linjë me ato të Mogerinit dhe Hanit dhe se vendi i tij mbështet Maqedoninë në rrugën euroatlantike.

LEXO: Ja çfarë thotë Ali Ahmeti pas takimit me të dërguarin e posaçëm gjerman, Hellbah

LEXO: Ja çfarë thotë Ziadin Sela pas takimit me të dërguarin e posaçëm gjerman, Hellbah

LEXO: Ja çfarë thotë Bilall Kasami pas takimit me të dërguarin e posaçëm gjerman, Hellbah

****************************************

“Energjia në shtëpi dhe te partnerët tanë është e domosdoshme të orientohet ndaj asaj, që Republika e Maqedonisë të marrë garanca se anëtarësimi në BE është qëllim i arritshëm për këtë gjeneratë të qytetarëve të Maqedonisë, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki në takimin me përfaqësuesin e posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, ambasadorin Kristian Helbah.

Siç kumtoi MPJ-ja, bashkëbiseduesit e cekën nevojën për përforcimin e integrimit evropian në drejtim të stabilitetit afatgjatë dhe prosperitetit të rajonit.

“Sfidat e brendshme të Unionit, kriza e migrantëve dhe kërcënimet nga ekstremistët janë përkujtues i mirë për atë sa jemi të lidhur me BE-në”, tha Poposki.

Helbah ka paralajmëruar se do të mbajë konferecë për shtyp në orë 13:15.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button