fbpx

OSBE, dhuna nëpër shkolla, fenomen i ndërlikuar

Promovimi i vlerave pozitive dhe jo sjellje të dhunshme në mes nxënësve është qëllimi i fushatës medilae “Thuaj jo dhunës”, që sot u promovua në Shkup.

Për fushatën që e realizon OSBE-ja, janë incizuar dy spote që duhet të përcjellin mesazhin kundër dhunës.

Sipas shefit të misionit të OSBE-së, në Shkup, ambasadori Ralf Bret, dhuna nëpër shkolla, është rrezik serioz për sigurinë e mësuesve dhe nxënësve, por edhe të anëtarëve të tjerë të bashkësisë.

“Kjo lloj dhune është një fenomen I ndërlikuar dhe është e qartë se përpjekjet individuale të të punësuarve në shkolla nuk do të jenë të mjaftueshme për t’ju përgjigjur këtij trendi të papranueshëm. Në vend të kësaj duhet një qasje e përgjithshme institucionale, që do të ndihmojë në zgjidhjen më efikase të problemit”, thotë Bret.

Fushata “Thuaj jo dhunës”, është pjesë e projektit për “Shkolla të sigurta-ambient harmonik”.

Lajme të ngjashme

Back to top button