Denko Maleski jep leksione për ata të cilët janë kundër gjuhës shqipe

“Mora vesh se në qytetit e vogël Sveti Nikole, festa “Todorova” është shënuar me festival ndërkombëtare folklorik i cili zgjatë dy tre ditë. Megjithatë ky festival këtë vit është mbajtur pa nxënës valltarë, këngëtarë dhe muzikantë të cilët e mbajnë emrin e kryeqytetit tonë “Shkup”. Pse? “Për shkak të gjithë gjendjen politike…”, kanë sqaruar organizatorët. Mundet pak më preciz? Po, pasi që janë shqiptarë”, kështu shkruan profesori universitar Denko Maleski në kolumnën e tij, të titulluar “shovinizmi maqedonas në vepër”, njofton Portalb.mk.

“E dini çfarë, kur ngjarje kulturore të nxënësve valltarë lidhet me situatën e sigurisë në një qytet i cili është thuajse i tëri me maqedonas, ajo do të thotë se diçka nuk është në rregull me përfaqësuesit tanë të këtij kombi. Çfarë nuk është në rregull. Bëhet shoviniste, njerëz të udhëhequr nga patriotizmi i verbër, agresor dh e i ekzagjeruar, i mbushur me plot paragjykime me përkrahje të kombit dhe kauzës. Prej nga vjen kjo furtunë shoviniste? Gjithsesi se nuk është nga Sveti Nikole. Ajo furtunë shoviniste e cila i rrezikon marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni vjen nga politika qendrore e Shkupit. Vjen, tanimë një dekadë të plotë nga etnocentrizmi ynë, prodhuar nga besimi në superioritetin e grupit tonë etnik vizavi me të gjithë tjetër, por veçmas vizavi me shqiptarët”, shkruan Maleski.

Sipas Maleskit, këtu është burimi i kulturës dhe linguistikës shoviniste, të mbjellur në zemrat e njerëzve të cilët e dashurojnë gjuhën e tyre, por nuk e respektojnë gjuhën e tjetrit.

“Gjuha jonë është identiteti ynë, atdheu ynë, do të kishte thënë Bllazhe Koneski, ashtu siç e kanë thënë shumë përpara dhe  pas tij. Shqiptarët e thonë të njëjtën, jo që të na kontestojnë, por që ajo thjeshtë është ashtu: edhe për ata ajo është atdheu dhe identiteti i tyre. Atdheu? Po, dilema jonë e komplikuar është nën mbulesën politike, në një atdhe të përbashkët, të lirë të jetojnë dy dhe më shumë kombe. Ajo është, dhe jo mitet nga e kaluara, është dilema e jetesës moderne në liri dhe demokraci. Them moderne, pasi që në të kaluarën çështjet janë zgjidhur me dhunë dhe represion, diçka që në fakt nuk është e mundshme në Evropën e sotme demokratike”, shton Maleski.

Profesori universitar e përfundon kolumnën e tij me një dialog të shkurtër:

Idioti: Kultura ime është më e mira!

Jo-idioti: Pse?

Idioti (në momentet e rralla të mendimit): Pasi që… ajo është e vetmja që e njoh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button