Ku po “zhduken” paratë e BE-së?

Rasti “Aktor”, sipas ekspertëve i vendos në testim të fuqishëm të gjitha institucionet në pyetjen nëse edhe më tutje do të heshtin ose do të marrin masa që janë në përgjegjësi të tyre. 

Tre ditë pas akuzave nga opozita, për indikacione se qeveria është e përfshirë në aferë korruptive ku në mënyrë të jashtligjshme janë vjedhur 3.5 milionë euro nga para të BE-së të dedikuara për autostradën Demir Kapi – Smokvica, nuk ka asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse. 

“Nga kompania Aktor ADG Greqi – Njësia Shkup, në të cilën janë derdhur 32 milionë euro para të qytetarëve të Maqedonisë, nxirren jashtë para në kesh dhe ata para shkojnë te familje të tëra që kanë shtetësi greke. Të dhënat nga llogaritë bankare të hulumtuara në Maqedoni, tregojnë se 9 persona me mbiemrin Konstatinos kanë marrë 313 mijë euro, në pjesë të ndryshme prej 20, 40, 80 mijë euro.  Shtetasit grek që i marrin paratë në kesh, e japin te një person i vetëm e ajo është kontabilistja e firmës ‘Aktor’, Atina Zioga, kurse pas punës së përfunduar ata kthehen në Greqi”, ka sqaruar zëdhënësi i LSDM-së, Shilegov. 

Ai gjithashtu ka thënë se paratë të cilat nxirren nga bankat e Maqedoisë nuk dalin jashtë shtetit por mbeten brenda. 

Drejtoria për zbulim financiar e ka hapur rastin, por nëpërmjet një urdhëri, procedura është stopuar.

Zyrtarët e filialës së “Stopanska Bankës” në Negotinë, prej ku edhe janë tërhequr paratë kanë paraqitur se janë tërhequr shuma të mëdha të parave mbi 15 mijë euro, ku Drejtoria për zbulim financiar është e obliguar ta hetojë këtë rast. 

VMRO DPMNE ka thënë se për hirë të së vërtetës opinioni duhet të jetë i sigurtë se gjatë gjithë procedurave janë respektuar dhe zbatuar të gjitha Rregullativat e BE-së dhe ligjet e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button