fbpx

Ndihma simbolike një fije shprese për rastet sociale

Në vitin që lamë pas janë realizuar kompensime materiale me bazë nga mbrojtja sociale, për kategori të ndryshme sociale për një numër të konsiderueshëm të qytetarëve dibran.

“Ndihmë të njëhershme në të holla në vitin 2013 e kanë shfrytëzuar persona të paaftë për punë dhe të pasiguruar ku këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar gjithsej 104 bartës të së drejtës ku janë shpenzuar mjete në lartësi rreth 4 milion denarë. Ndihmë sociale në të holla  kanë realizuar të gjithë personat e aftë për materialisht të pasiguruar, ku bëjnë pjesë 939 familje dhe janë shpenzuar mjete në lartësi prej 28.159.230 mijë denarë.  Kompensim në të holla për ndihmë dhe kujdes nga tjetri , këtë të drejtë e shfrytëzojnë mbi 275 persona dhe janë shpenzuar mjete në lartësi prej mbi 14 milion denarë, theksoi drejtori i kësaj qendre në Dibër , Nazif Beqiri.

“Sa i takon mbrojtjes shëndetësore e realizojnë shfrytëzues me ndihma të përhershme në të holla , persona të vendosur në familje për përkujdesje dhe në institucione speciale si dhe shfrytëzues të ndihmës dhe kujdesit nga personi tjetër. Këtë të drejtë e shfrytëzojnë gjithsej 92 persona. 

Ndihmë të njëhershme në të holla, kjo e drejtë u ofrohet personave dhe familjeve të cilët janë gjetur  në rrezik social për shkak të fatkeqësisë elementare , shërimit për një kohë të gjatë dhe rreziqeve të tjera sociale .Këtë të drejtë e shfrytëzojnë gjithsej 693 persona me një buxhet prej mbi 1 milion denarë. Invaliditet civil, këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 12 persona me një lartësi mjetesh prej mbi 4 milion denarë, nënvizoi Beqiri.

“Qendra për punë dhe politikë sociale ofron edhe të drejtën për vendosje në familjen tjetër , këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar fëmijë pa kujdes prindëror  dhe pleq pa kujdes . Këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar gjithsej tre fëmijë dh janë shpenzuar mjete në vlerë prej 425.147 mijë denarë. Të drejtën për shtesë në  të holla për verbim dhe mobilitet , e drejtë që u takon personave plotësisht të verbër ose personave të “lidhur” për karrocë, e shfrytëzojnë 151 persona ku janë shfrytëzuar mjete në vlerë prej mbi 7 milion denarë”, përfundoi Beqiri.

Lajme të ngjashme

Back to top button