Reshjet e borës, ndalesa për mjetet e rënda transportuese

Për shkak të reshjeve intensivetë borës mbrëmë është mbyllur kalimi rrugor malor Gostivar – Kërçovë, gjegjësisht në kalimin Strazhë, për mjetet e rënda transportuese.

Ndalesa është urdhëruar nga ora 22.00, pasi që ekipet e ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” kanë konstatuar gjendjen e rëndë në këtë aks rrugor, për shkak të reshjeve të borës dhe ngricave.
Meteorologët edhe për sot parashikojnë reshje të borës në disa zona të vendit, sidomos në pjesën perëndimore.

Reshje intensive të borës ka pasur edhe në rajonin e Kriva Pallankës, me ç ‘rast është ndaluar lëvizja e mjeteve të rënda transportuese nga ky qytet në drejtim të pikës kufitare Deve Bair me Bullgarinë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button