Pse Zvicra u zgjodh në të gjitha kategoritë si vendi më i mirë për të jetuar?

Zvicra është vendi më i mirë në botë, sipas një studimi të ri të “U.S. News & World Report”.

Organizata në fjalë që është e njohur për ndikimin e saj, ka vlerësuar 80 vende sipas shumë kritereve, për ndikimin ekonomik dhe cilësinë e jetës, përcjell gazetaexpress.com.

Kjo është radhitja e 24 vendeve të shpallura si më të mirat nga studimi i përmendur, duke filluar nga ato me nivel më të ulët:

24.Portugalia është vend i pasur dhe i fuqishëm me trashëgimi të pasur kulturore dhe një nga vendet më të mira për pensionistët.

23.Koreja e Jugut. Vendi me trashëgimi mbresëlënëse të UNESCO-s. Çdo vit, 18 milionë turistë e vizitojnë vendin për shkak të suksesit në “teknologji të lartë”, ekonomisë së orientuar në shërbime, e cila kontribuon në PBB e vendit me 1.3 trilion dollarë.

22.Emiratet Arabe janë të pasura me naftë dhe është një nga vendet më të pasura në botë.

21.Irlanda ka bërë bum. Kompania si Facebook, Google, LinkedIn, HubSpot dhe Dropbox janë të pranishme në treg.

20.Kina,  përveç të qenit një nga pesë vendet më të fuqishme. Kina krenohet me ekonominë e saj të fortë dhe ndikimin e saj në skenën globale.

19.Spanja është një nga vendet më të mira për ta vizituar.

18.Austria, fqinj i Gjermanisë ka demonstruar edhe njëherë në renditje si vendi më i mirë për gratë.

17.Luksemburgu ka GDP-në e dytë më të lartë për kokë banori në botë. Në bazë të transparencës së Qeverisë dhe mjedisit të taksave renditet më e hapur për biznes.

16.Italia, dorëheqja e kryeministrit Matteo Renzi në vitin 2016 ka tronditur vendin. Luhatshmëria në janar ka vendosur prapa vendin për tre vende më poshtë.

15.Singapur, qytet-shtet ka ruajtur pozicionin e vet në renditjen e këtij viti dhe u emërtua si një nga vendet më të mira për investime.

14.Zelanda e njohur për pejsazhet e saj mahnitëse. Zelanda e Re u zgjodh për shkak të lirisë fetare dhe barazisë gjinore. “U.S. News & World Report” e ka quajtur vendin më të mirë në botë për pensionistët.

13.Finlanda, vendi nordik zë një pozicion të mirë në renditje.

12.Danimarka, sipas raportit është vendi i dytë më i mirë në botë për fëmijët. Më mirë për ta është vetëm në Suedi.

11.Holanda është vendi i parë për të legalizuar martesat e të njëjtës gjini, si dhe qëndrime liberale ndaj drogës, prostitucioni dhe abortit.

10.Norvegjia është një nga 15 vendet e para të drejtuara nga gratë, dhe i pari në renditjen për shtetësi, që do të thotë se ka politikat më progresive sociale dhe mjedisore në botë.

9.Franca rrëshqet për një vend në renditjen e këtij viti për shkak të periudhës së pasigurisë politike në vend dhe sjelljen e së djathtës ekstreme.

8.Australia është vendi i dytë pas Zelandës së Re, Australisë më i mirë për pensionistët.

7.SHBA, gati 75% e të anketuarve thanë se nuk kishin shumë respekt për udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara pas zgjedhjeve presidenciale. Vendi ka rënë më poshtë në disa kategori të tilla si ajo e të bërit biznes, edukimit dhe transparencës.

6.Vend më i  lartë në renditje, Suedia është vendi më i mirë për gratë dhe fëmijët dhe jetën bio.

5.Japonia ka hyrë në top 10 në kategorinë e ndërmarrësisë dhe është vend me ndikim të madh kulturor.

4.Gjermania, vitin e kaluar ishte numër një, tani ra me tre shkallë. Shqetësimet e rritjes së fluksit të refugjatëve në Bashkimin Evropian dhe në një seri sulmesh terroriste rezultuan me performancë më të ulët në renditjen për vitin 2017.

3.Britania e Madhe u shpall vendi i katërt më i fuqishëm dhe është i njohur për ndikimin e saj kulturor.

2.Kanada krenohet me cilësinë më të lartë të jetës në botë, që do të thotë se ajo është ekonomikisht dhe politikisht e qëndrueshme dhe ka një sistem të zhvilluar mirë të shëndetit publik dhe arsimit

1.Zvicra është vendi më i mirë në botë sipas “U.S. News & World Report”. Shteti i vogël alpin ka fituar këtë vend në saje të një sistemi progresiv social, të drejtat e njeriut dhe të mjedisit miqësor për biznesin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button