Në Kosovë ka pasur grup vrasësish

Një grup vrasësish i i organizuar dhe financuar mirë ka vepruar në Kosovë. Ai është përfshirë në të paktën dy raste të vërtetuara. Grupi që kishte strukturë udhëheqëse ka vrarë Ibush Kllokoqin dhe ka provuar ta vriste Adem Salihajn. Grupi është konstatuar me vendim të gjykatës se i ka kryer këto krime – shkruan Koha Ditore.

Kësisoj dy vrasës të shpallur me vendim të formës së prerë të gjykatës, janë në liri. Shpresim Uka dhe Bekim Syla është konstatuar se kanë vrarë Ibush Kllokoqin në bashkëkryerje me Sadik Abazin dhe Nazim Bllacën.

Përfundimisht është konstatuar se ka ekzistuar një grup vrasësish që ka vepruar në periudhën e pasluftës në Kosovë. Cak ka pasur njerëzit që janë cilësuar si bashkëpunëtorë të Serbisë dhe zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimet prej 57 vjetësh për “Grupin e Nazim Bllacës”.

Lajme të ngjashme

Back to top button