“Çmenden” tifozët e Trabzonspor (Foto+Video)

Futbollistët e Fenerbahçes ishin sulmuar edhe me mjete tjera të forta (gurë), me ç’rast arbitri Bulent Jelldërëm menjëherë ndërpreu ndeshjen, ndërsa informacionet e para flasin se viteve të ardhshme ndeshjet mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Derbi ndeshja e javës së 24 në elitën e futbollit turk, ndërmjet Trabzonsporit dhe Fenerbahçes nuk e ka pritur fundin e saj. Gjatë rezultatit 0:1 për mysafirët pas golit të shënuar nga Emenike, ndeshja ishte ndërprerë që në pjesën e parë. Vetëm pak pas golit të shënuar nga Emenike (23’), tifozët e Trabzonsporit filluan të shkaktojnë probleme në tribunat e stadiumit, me ç’rast në minutën e 28-të, ndeshja u ndërpre për plotë 10 minuta.

Pasi u qetësua situata ndeshja filloi sërish, dhe e njëjta zgjati deri në minutën e 58-të, atëherë kur tifozët vendas me një mjet shpërthyes (fishekzjarre) goditën portierin mysafir, Volkan Demirel, moment ky që solli edhe deri te ndërprerja përfundimtare e këtij takimi derbi.

Lajme të ngjashme

Back to top button