Stoltenberg bisedon me Thaçin e Mustafën, kundërshton hapat e njëanshëm për formimin e Ushtrisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para pak çastesh ka biseduar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe kryeministrin Isa Mustafa, ku shpreh kundërshtimet për të shndërruar FSK-në në Ushtri, pa ndryshimin e Kushtetutës, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Në një deklaratë të publikuar pak kohë më parë, Stoltenberg ka thënë të ketë folur me Thaçin e Mustafën “për të përcjell shqetësimet serioze të aleatëve të NATO-s në lidhje me propozimet e fundit nga autoritetet e Kosovës për të transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në një Forcë të Armatosur, pa bërë ndryshimet e Kushtetutës”.

“Ua kam bërë të qartë se hapat e tillë të njëanshëm janë të padobishëm dhe u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të mbeten në kontakt të ngushtë me Beogradin”, thuhet në deklaratën e Stoltenberg, raporton Koha.net.

Ai thotë se në vitet e fundit, NATO ka mbështetur zhvillimin e FSK-së si forcë profesionale, duke shtuar multi-etnicitetin në radhët e saj.

“Struktura, mandati dhe misioni i FSK-së janë një çështje për institucionet lokale të Kosovës, në përputhje me të drejtën e tyre kushtetuese. Megjithatë, nëse duhet që mandati i FSK-së tani të zhvillohet në mënyrën e propozuar, NATO do të duhet të rishikojë nivelin e saj të angazhimit, sidomos në drejtim të ngritjes së kapaciteteve. Unë e bëra këtë të qartë gjatë vizitës sime në Kosovë në nëntor dhe e kam përsëritur atë në bisedat e mia telefonike sot”, ka thënë Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se do të vazhdojë të mbes në kontakt të ngushtë me homologët e tij në Bashkimin Evropian për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button