Hawaii do të sfidojë në gjykatë urdhrin e ri të ndalimit të udhëtimit

Shteti amerikan i Hawaiit ka paraqitur sfidën e parë gjyëqsore për urdhrin e ri ekzekutiv të presidentit Donald Trump, për ndalimin e përkohshëm të refugjatëve dhe vizitorëve në SHBA nga gjashtë shtete me shumicë myslimane, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Hawaii ka thënë se do të kërkojë nga gjykata ndalim të përkohshëm të urdhërit më 8 mars.

Shtëpia e Bardhë këtë javë ka lëshuar urdhrin e ri ezekutiv, që zëvendëson urdhrin origjinal të presidentit Donald Trump të 27 janarit.

Në urdhërin e ri, vazhdohet ndalimi prej 90 ditësh i udhëtimit në SHBA të qytetarëve nga Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni. Vetëm Iraku është hequr nga lista e ndalimit të udhëtimit.

Qytetarët nga këto gjashtë vende që kanë viza të vlefshme, lejohen të hyjnë në SHBA.

“Ky urdhër i ri, nuk është asgjë më shumë se sa ‘Ndalim për Myslimanët 2.0’”, ka thënë prokurori i përgjithshëm i Hawaiit, Doug Chin.

“Nën pretekstin e sigurisë kombëtare, ky urdhër ende atakon emigrantët dhe refugjatët. Kjo gjë lë derën e hapur edhe për kufizime të mëtjeshme”, ka thënë ai.

Departamenti i drejtësisë i SHBA-së, ka mohuar këtë gjë, duke thënë se “ne jemi të sigurt se veprimet e presidentit janë të ligjshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe shtetin tonë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button