Shkupi i ktheu borxhin MZT Skopje-s

Mbrëmë në palestrën sportive në Komunën e Butelit është luajtur ndeshja derbi e ligës basketbollistike për moshat deri në 20 vjet, ku skuadra NBA Shkupi ka shënuar fitore të madhe, duke e mundur ekipin e MZT Skopje me rezultat 70:68.

Në këtë mënyrë ekipi i i udhëhequr nga trajneri Enver Miftari i ka kthyer borxhin MZT Skopjes për disfatën e përjetuar në finalen e Kupës së Maqedonisë në Ohër.
Te ekipi i Shkupit përsëri më efikasi ka qenë Emir Eshtrefi me 27 pikë, pastaj janë radhitur Alaudin Mustafa me 15 pikë dhe Besart Memeti me 14 të shënuara. 

Tani me këtë fitore, KB NBA Shkupi radhitet e treta me 17 pikë të tubuara, kurse renditjes i prinë MZT Skopje me 20 pikë, ndërsa deri në fund të sezonit kanë ngelur edhe 6 xhiro. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button