LSDM: Vidhen 3.5 milion euro nga fondet evropiane

Lidhja socialdemokrate  ka publikuar sot dokumentet që sipas saj, dëshmojnë vjedhjen e 3,5 milion eurove, nga Fondet evropiane, destinuar për autostradën Demir Kapi- Smokvicë, të cilat kanë shkuar në xhepat privat të disa personave të caktuar. 

“Të dhënat nga transaksionet e kryera në Maqedoni, tregojnë se 9 persona me mbiemër Konstandinos kanë tërhequr shuma marramendëse parash, prej 19 milion denarës, ose 313 mijë euro. 8 persona me mbiemër Dimitrios kanë tërhequr 17.5 milion denarë, ose 282 mijë euro në dorë. 

Nëpunësit e filialit të Bankës Ekonomike në Negotinë, përmes së cilës zhvillohej tërheqja e parave, lajmëruan tërheqjen e shumave të mëdha të parave në dorë.., që gjë Agjencia kishte për detyrë ta hetonte këtë rast”, ka thënë zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov.

Lajme të ngjashme

Back to top button