fbpx

RDK: Këshilli i komunës së Gostivarit injoron helmimin e nxënësve

Në seancën e 9 të këshillit të komunës së Gostivarit, këshilltarët e Rilindjes Demokratike Kombëtare kërkuan që rendi i ditës të plotësohet edhe me tri pika të reja edhe atë propozim konkluzion për helmimin e nxënësve të shkollës së mesme ekonomike komunale, ndryshimin e emrave të rrugëve në territorin e komunës së Gostivarit, si dhe uljen e çmimit të ujit për pije duke patur parasysh se ndërmarrja publike komunale është në profit prej 24 milion denarëve.

Koordinatori i grupit të këshilltarëve të RDK-së Vesel Memedi arsyetoi këto tri pika duke kritikuar ashpër komunën e Gostivarit dhe këshillin e komunës pse nuk ka konvokuar seancë të jashtëzakonshme për helmimin e nxënësve të shkollës së mesme ekonomike komunale që të mund të përpilohej një deklaratë e përbashkët e gjith këshilltarëve të këshillit komunal pa dallime partiake të dënojn ashpër aktin e helmimit të nxënësve. Përderisa kjo punë nuk është bë atëherë në seancën e 9 të këshillit duhej patjetër të pranohej kjo pikë e rendit të ditës, por kjo nuk u pranua nga ana e këshillit të komunës së Gostivarit.

“Për sa i përket pikës tjetër që duhej të pranohet si pikë e rendit të ditës ishte propozim-vendim për ndryshimin e emrave të rrugëve të qytetit të Gostivarit duke patur parasysh se pushteti aktual komunal është në koalicion të mirë me VMRO-DPMNE, LSDM, TDP si dhe partia e romëve, kështu që nuk ka asnjë problem në lidhje me sigurimin e Badinterit. Edhe kjo pikë u refuzua të diskutohet në këshillin e komunës së Gostivarit.

Duke patur parasysh se ndërmarrja publike komunale ka paraqitur fitim prej 24 milion denarëve atëherë u kërkua që të shtohet edhe një pikë tjetër për zvoglimin e çmimit të ujit për pije duke patur parasysh se para do kohe çmimi I ujit për pije u rrit për 100%. Por edhe kjo pikë e rendit të ditës nuk u pranua të diskutohet aspak në këshillin e komunës së Gostivarit.

Duke patur parasysh se arsyetimi i Komunës ishte se këshilltarët e RDK-së tentojn të bëjn politikë nëpërmes këtyre tri pikave të rendit të ditës, atëherë këshilltarët e RDK vendosën që mos të diskutojnë aspak për asnjërën pikë të rendit të ditës duke dëshiruar që mos të “politizojnë” pikat e rendit të ditës dhe i gjith debati prej 35 pikëve të këshillit të komunës së Gostivarit përfundoj për vetëm një orë”, thonë nga Shërbimi për Informim – RDK

Lajme të ngjashme

Back to top button