Maqedoni, “1000 titujt” të humbur në përkthim dhe korrupsion, ja sa para janë marrë dhe nga kush

Portalb shumë herë trajtoi temën e  librave të përkthyer të projektit “1000 tituj nga universitetet me fame botërore” dhe shumë herë u konstatua përkthimi skandaloz dhe kualiteti i dobët i librave dhe bëri që institucionet e larta të ngritin zërin që të anulohet përdorimi i tyre i detyrueshëm në fakultete.

Gjithashtu paqartësi ka edhe tenderi dhe ndarja e parave për këtë projekt, që janë ndarë miliona euro gjegjësisht për kompaninë e cila ishte edhe sponsor i BDI-së, thuhet në storien e emisionit 360 Gradë. Fjalë të pakuptimta, përkthime jo logjike, fjalë të reja, kuptime të humbura në përkthim nga gjuha angleze në maqedonase, ndonjëherë edhe me Google Translate nënkupton projektin për 1000 Tituj profesional nga të cilët studentët do të duhet të marrin dije.

Përkthimet e 1000 Titujve po bëhen edhe në gjuhën shqipe. Katër libra për fakultetin teknik i përktheu Aziz Shehu, prodekan i fakultetit pedagogjik. Ai ka përdorur librat në gjuhën maqedonase për t’i përkthyer në gjuhën shqipe, por për shkak të paqartësive në pjesë të caktuara, ai ka qenë i detyruar ta përdorë literaturën origjinale.

“Duhet të krijoheshin ekipe pasi që bëhet fjalë për literaturë profesionale, e cila do të përdoret në arsimin e lartë, është dashur të ketë qasje më serioze, sepse nuk mundet vetëm një gjuhëtar të përkthejë libra shkencor, duhet të ketë edhe profesionist të asaj fushe”, tha Aziz Sheh, profesor universitar.

Me miliona faqe janë përkthyer pa revizion të kualitetit dhe suksesshmërisë së projektit, realizimi i të cilit filloi para nëntë viteve.

Edhe në kohën e Pishtar Lutfiut projekti po vazhdon pasi që ai nënshkroi në Qershor të vitit të kaluar marrëveshje lidhur me këtë projekt, me vlerë 3 milion euro, ku pothuajse gjysmën e tyre i mori firma Arbëria Dizajn nga Tetova, e cila më herët ka prodhuar pllaka, letra, gypa dhe tavolina plastike (24 Mars, 2008), kurse më vonë në prioritet vendosi shtypshkronjën/printimin. Përderisa Arbëria tani fiton tenderë nga MASH, në të njëjtën kohë firma është edhe një nga donatorët kryesore të BDI-së. Në raportet financiare të partisë, të dorëzuar në institutin shtetëror për revizion janë paraqitur dhjetëra mijëra euro nga ana e Arbëria Dizajn, gjithashtu kjo firmë ka kryer edhe shërbime të tjera për këtë parti gjatë zgjedhjeve. Gjithashtu kjo firmë është fituese e tenderëve tjera të MASH për shtypjen dhe publikimin e disa librave për shkollat fillore dhe të mesme.

“Si e para nuk e di nëse Arbëria Dizajn është donator në kampanjat e BDI-së pasi që BDI paguan firma për t’i kryer shërbime gjatë kampanjës. E dyta, tenderët janë të hapura, kërkohet dokumentacion dhe në fund fiton ai i cili i plotëson kushtet. Për çdo punë ka revizion, nëse eventualisht diçka nuk është në rregull, edhe revizioni tregon se këtu-aty ka gabime, por siç kam informacione unë gjithçka ka qenë publike si duhet dhe ka fituar tenderin duke kryesuar me poenë siç kërkohet në dokumentacion”, tha Lutfiu.

Kryesues i fituesve të tenderit është kompania ARS Lamina – Shkup, që ka marr rreth 17.5 milion euro për përkthim edhe shtypje për literaturë profesionale. Nga 2009 deri sot ARS Lamina ka fituar pothuajse 11 milion euro. Kohë më parë, kjo firmë ka përkthyer dhe shtypur libra në bashkëpunim me ministrinë e kulturës. Rishtazi në një hapësirë prej 80 m2 në qendër të Shkupit kanë hapur leximoren Literatura MK. Pronarët e kësaj firme paraqiten edhe si pronarë të firmave tjera. Edhe përkundër ankesave, projekti vazhdon të realizohet.

“Ata që kanë bërë përkthimin mbajnë edhe përgjegjësi. Nëse ata kanë përkthyer në aspekt të keq sigurisht që do të japin përgjegjësi për atë.  Të bëhet analizë apo ndonjë revizion i librave dhe të shohim deri ku jemi me kualitetin, dhe nëse përkthyesin nuk ofrojnë atë që ne kërkojmë, të mbajnë përgjegjësinë edhe para MASH edhe para publikut”, tha Lutfiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button